×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    EMRAT/ Babë e bir gjenden të plagosur në trotuar, detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë

    Insajderi
    04 December 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babë e bir janë plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrethana ende të paqarta.

    Korrespondenti i Panorama raporton se të plagosur kanë mbetur Xhevdet Barushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Barushi 30 vjeç.

    Nga informacione paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të castit.

    Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga kalimtarë të rastit, të cilët i kanë transportuar me urgjencë në spital.

    Babë e bir kanë marrë plagë të renda dhe aktualisht ndodhen  nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark