×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRAT/ Rrahen një bashkëatdhetar të tyre, arrestohet dy vëllezërit shqiptarë në Itali

    Insajderi
    30 April 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar nën akuzën e lëndimit të rëndë trupor, shkeljes së ligjit dhe kanosjes.

    Simon dhe Dritan Vallja, 39 dhe 35 vjeç, njëri prej të cilëve tashmë i njohur për autoritetet italiane, u arrestuan për një sherr në një lokal në qendër të qytetit Campofelice di Roccella.

    Sipas mediave italiane, dy vëllezërit shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje me një bashkëatdhetar 40 vjeçar.

    Më pas kanë gjetur shtëpinë e tij, kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Më pas, e kanë sulmuar shqiptarin në sy të gruas së tij dhe djalit të tyre të mitur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark