×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga shteti italian, arrestohet 43-vjeçari

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Tiranës ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt  shtetit italian 43-vjeçarin, Ortis Banda.

    43-vjeçari është kapur në një apartament të marrë me qira, ndërsa është dënuar  nga Gjykata e Leçes me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg për trafikim droge në bashkëpunim.

    Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.

    Njoftimi i policisë:

    FAST Albania

    Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një apartament të marrë me qira dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

    Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, se në Tiranë fshihej një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

    Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

    Ortis Banda, 43 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

    Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark