×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    EMRI/ Qëllohet me armë zjarri një shqiptar në Greqi

    Insajderi
    02 February 2024 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Athinë. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 34 vjeçari Renis Fajzolli. Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.

    Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonin me ambulancë në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njihte autorët. Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave.

    Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve. Zona në të cilën ndodhi ngjarja është ‘arenë’ përballjes mes bandave të lokaleve të natës në Athinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark