×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ende i zhdukur, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Ervis Martinajt për ngjarjen në ish Bllok

    Insajderi
    02 March 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e lartë ka refuzuar kërkesën e Ervis Martinajt për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj. Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.

    Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

    Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në Apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm. Pak kohë më parë me kërkesë të SPAK, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark