×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit – Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    30 October 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po bëhen gati afro 7 orë që kur ka nisur bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, Bashkim Smakaj njëherit ish-shef i AKI-së.

    Nga pamjet, pranë shtëpisë së tij shihen patrulla të policisë së Kosovës e të EULEX-it.

    Avokati i Smakajt, Artan Qerkini nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë, vetëm ka konfirmuar se ka pranuar një urdhër nga Gjykata Speciale për një bastisje të tillë.

    Përveç vendbanimit të Smakajt, është bastisur edhe banesa e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, Blerim Shala.

    Muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit, Adil Behramajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark