Këngëtarja nga Shqipëria,Eneda Tarifa, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka realizuar disa fotografi të cilat do të shfrytëzohen gjatë këtij festivali.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotot e para të këtij seti.
“Me shumë dashuri ju prezantoj copëzën e parë të një koleksioni fotosh përrallë si vetë natyra e vendit tonë. Një ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen”, ka shkruar Eneda.
Në fotografitë e saj të bëra diku në bjeshkë në Shqipëri, dominojnë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë: e kuqja dhe e zeza.
Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet në Eurosong me këngën “Përrallë” nga Eneda Tarifa./Insajderi.com