×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Eni shprehu pëlqim për të, Tea i përgjigjet publikisht ish banorit të ‘Big Brother Vip

    Insajderi
    20 February 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tea Trifoni i ka lënë vetes të gjitha mundësitë e hapura për dashurinë. Pasi deklaroi se për Luiz Ejllin ka pasur një pëlqim brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, tani shpreh hapur simpatinë për një tjetër ish-banor.

    Tea pranoi se ka pëlqim për Enin, e se nuk do e refuzonte për të pirë një kafe të dytë, pasi të parën e kanë konsumuar. Kjo deklaratë u bë dje në ‘E Diell’, aty ku ish-banorja e BB VIP2 ishte e ftuar në disa rubrika.

    Nevila: Eni ka shprehur pëlqim për ty dhe dëshirë për të të njohur. Ktheji përgjigje publikisht.

    Tea: Këtë përgjigje ta kthej për njerëzit që na shohin se Enit ia kam thënë. E kemi pirë kafen. Mund të pimë dhe një kafe tjetër Eni, patjetër. Një kafe miqësore.

    Tea: Është goxha djalë.

    Nevila: Një pëlqim ka?

    Gjatë qëndrimit të shkurtër të Enit në shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. E pas daljes, ai deklaroi në intervista se do priste Tean jashtë që ajo të dilte dhe të njiheshin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark