Mesfushori shqiptar, Eniss Shabani ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Mainzit.
18-vjeçari, i cili stërvitet në akademinë e të rinjve të klubit gjerman që nga janari i vitit 2015, ka kontratë të vlefshme deri në vitit 2025.
Shabani është talenti i pestë që nënshkruan kontratë profesionale me Mainzin.
“Eniss Shabani ka mundësinë të trokasë në derën e Bundesligës. Ai është duke u stërvitur me ne që nga viti 2015, iu bashkua skuadrës së stërvitjeve profesionale në gjysmën e dytë të sezonit dhe tashmë ka luajtur shumë ndeshje për skuadrën tonë U23 këtë sezon. Eniss tani ka mundësinë të bëjë hapin e radhës me ne”, tha drejtori sportiv i Mainzit, Martin Schmidt.
“Në shtatë vitet që Eniss ka qenë me ne, ai është zhvilluar vazhdimisht dhe e ka ndjekur rrugën e tij me disiplinë dhe konsistencë të madhe. Ai ka fituar kapërcimin në fushën profesionale. Nëse Eniss vazhdon të punojë shumë për veten e tij, rruga drejt futbollit profesionist është e hapur për të”, tha Volker Kersting, drejtor i futbollit të të rinjve në klubin e Mainzit.
Shabani së fundmi u ftua për herë të parë nga Kombëtarja U19 e Gjermanisë.
Eniss Shabani unterschreibt seinen ersten Profivertrag! 🔴⚪️
— 1. FSV Mainz 05 (@1FSVMainz05) May 6, 2022
Er ist bereits das fünfte Top-Talent aus dem eigenen Nachwuchs, das diese Saison am Bruchweg einen Profivertrag bekommen hat.
Viel Erfolg auf deinem weiteren Weg als 05ER! 💪
Alle Infos: https://t.co/GXCtD59MVv#Mainz05 pic.twitter.com/E82Qmke07H
/Insajderi.org