×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Epoka e Barcelonës pa “mbretin Messi”, në Ligën e Kampionëve nis me turpërim nga kampioni gjerman

    Insajderi
    14 September 2021 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munchen me rezultat 0:3. Kjo ndeshje ishte fillimi i një epoke të re për klubi katalan pa legjendën e klubit, Lionel Messi, shkruan Insporti.com.

    Në Nou Camp pas një kohë të gjatë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, nuk figuronte emri i Messi në formacionin e Barcelonës.

    Skuadra e trajnerit të Barcelonës, Roland Koeman, e kishte shumë të vështirë të ndërtonte apo përfundonte aksionet me gol pa “mbretin” argjentinas sonte kundër Bayern Munich.

    Kampioni gjerman e mposhti pa ndonjë vështirësi Barcelonën, duke e dominuar në çdo aspekt. Golat e fitores i shënuan Thomas Muller dhe Robert Lewandowski i cili shënoi dy gola.

    Messi me Barcelonën ka fituar 4 tituj të Ligës së Kampionëve duke qenë futbollisti kryesor në këto suksese.

    Klubi katalan tashmë epokën e re e kanë nisur me yllin holandez, Memphis Depay, i cili këtë sezon do të bartë barrën kryesore për të shënuar gola në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin spanjoll, La Liga.

    Messi, 34, vjeçar nesër do të nis sezonin e ri të Ligës së Kampionvë me skuadrën e tij të re, PSG. Ai është përfshirë në skuadrën e Mauricio Pochettinos për përballjen e nesërme kundër Clubb Brugge.

    Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” u largua nga Barcelona në afatin kalimtar të verës që shkoi, duke shokuar gjithë botën. Ai u largua nga klubi që bëri emër dhe karrierë, për shkak të problemeve financiare që ka Barcelona.

    Kontrata e tij nuk arriti të regjistrohej në Federatën e Futbollit të Spanjës, edhe pse ishte me ulje page, duke i hapur rrugë largimit të tij në drejtim të Paris-Saint Germain. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark