Këngëtarja Era Istrefi pritet që së shpejti të debutojë në skenën ndërkombëtare.
Menaxheri i saj nga Kosova, Faton Shoshi, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet këngëtarja së bashku edhe menaxheret e kompanisë prestigjioze botërore Sony Music.
Shoshi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm mes Sony Music dhe kompanisë kosovare Ultra/Nesër.
Së fundmi, këngëtarja Era Istrefi ka nënshkruar një kontratë me Sony Music në Angli, ku kjo kompani ka për synim ta shndërroj këngëtaren nga Kosova në një yll ndërkombëtar.
Kjo ofertë i erdh Erës, pas këngës së saj të fundit BonBon,e cila është dëgjuar edhe përtej kufijve shqiptar.
Ndërsa në kanalin e saj zyrtarë në YouTube, është shikuar mbi 21 milion herë./Insajderi.com