×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Erdhën te ulësja ime për t’u vetëmbrojtur”, Murati ironizon me deputetët e PDK-së

    Insajderi
    14 July 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave Hekuran Murati, pas përleshjes se djeshme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar një fotografi të depuetëve të PDK-së.

    Ai tha se kjo foto e shfaq nëse ishte aksion spontan apo i paramenduar.

    Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”, ka shkruar sot Murati.

    Se kush kë e sulmoi, Murati thotë se qytetarët e kanë parë në video, duke shtuar se shpreson që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.

    Po ashtu, ministri i Financave ironizoi me deklaratat e deputetëve, për të cilët tha se e kanë sulmuar.

    A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark