×
  • Sport
  • Sport

    Erdhi momenti i shumëpritur – Shqipëria sonte në kërkim të fitores kundër Çekisë

    Insajderi
    12 October 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit plot tetë vite më parë siguroi për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’

    Në kualifikimet e asaj kohe, Shqipëria e drejtuar atëherë nga Gianni de Biassi triumfoi në udhëtim 0:3 tek Armenia dhe njëherë siguroi plasmanin historik.

    Suksesin e para tetë vjetëve kuqezinjtë janë afër ta përsërisin edhe këtë vit.

    Sonte djemtë e Silvinjos do të përballën kundër Çekisë në njërën nga duelet më të rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë.

    Në rast të triumfit, Shqiponjat mund të nisin udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë, ani se nuk e sigurojnë edhe matematikisht kualifikimin, për faktin se në dy ndeshjet e radhës kanë punë me Moldavinë në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi.

    Sa pikë i duhen Shqipërisë të shkojë në Kampionatin Evropian?

    Shqipëria është lidere e grupit me 10 pikë, dy më shumë se Çekia dhe Moldavia që kanë nga 8 pikë në pozitat dy dhe tre. Polonia ka gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë pa gjasa në vendin e fundit.

    Kombëtares shqiptare nga tri ndeshjet që ka para vetes i duhen pesë pikë nga nëntë të mundshmet për kualifikim.Gjithnjë nëse mposht Republikën Çeke, Kombëtares kuqezi i nevojiten vetëm edhe dy pikë nga dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar kalimin në Gjermani.

    Si në ndeshjet paraprake, interesimi nga ana e tifozëve shqiptarë nga gjitha trojet shqiptare është i jashtëzakonshëm.

    Shumë grupe të tifozëve në mënyrë të organizuar nga Kosova kanë paralajmëruar udhëtim drejt Tiranës për ndeshjen kundër Çekisë.

    Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin Air Albania në Tiranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark