×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdhi nga Gjermania për të votuar, mërgimtari thotë se i është fshirë emri në listat e votuesve

    Insajderi
    14 February 2021 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mërgimtar nuk është lejuar të votojë në një qendër të votimit në Podujevë.

    Ai ka thënë se ka ardhur nga Gjermania për të votuar, por që atij i është mohuar kjo e drejtë.

    “ Kam ardhur para një jave vetëm që të votojë, vetëm një familjar tonin e kanë lejuar të votojnë, kam qenë në listë të votuesve, kurse tash më kanë fshirë. Këtë as regjimi serb nuk e ka bërë, nuk e ka penguar votimin. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai për Rtv Dukagjinin.

    Ai ka pohuar se nga Gjermania ka ardhur vetëm për të votuar pasi nuk ka dashur ta bëjë atë përmes postës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark