×
  • Showbiz
  • Show

    Erdhi për pushime në Kosovë, aktorit të njohur i grabitet lokali në Gjermani

    Insajderi
    08 January 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur me skeçet e tij humoristike, Kreshnik Ibrahimi ditë më parë ka njoftuar se ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familje.

    Por siç duket gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve të tij.

    Ibrahimi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në vendlindje persona të paidentifikuar kanë thyer dhe plaqkitur lokalin e tij në Gjermani.

    Në vijim mund të gjeni njoftimin e aktorit Ibrahimi:

    Jeni shum te lig…! Te dashur vllezer dhe motra Shqiptar gjat qendrimit tim ne Vendlindje (Kosove) persona te pa njohur dhe te pa identifikuar deri me tani,kan thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” ne Gjermani.

    Autoritet e Policis Gjermane po hetojn dhe po mirren me zbardhjen e keti rasti! Ngjarje te tilla me bejn me te fort,me bejn te kuptoj qe rruga e ndershme ësht e veshtir! Une do e kaloj edhe kte bashk me shoket dhe shqiptaret e ndershem qe me rrin ne krah.

    Per pak dit do e rihap prap kte lokal qe esht foleja e Shqiptarve te ndershem ne Diasporë❤️Tigri nuk nalet prej Hijenave…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark