×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan dhe Kilicdaroglu përplasen në kërkim për votat vendimtare

    Insajderi
    27 May 2023 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Orët e fundit të garës presidenciale të Turqisë po bëhen gjithmonë e më të nxehta, ndërsa Recep Tayyip Erdogan po tenton ta zgjasë pushtetin e tij 20-vjeçar edhe për pesë vjet tjera, shkruan BBC.

    Përpara balotazhit të së dielës, rivali i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, ka tentuar të sigurojë votat e nacionalistëve duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë.

    Erdogan e ka akuzuar Kilicdaroglun për gjuhë të urrejtjes. Ai tha se fitorja e Kilicdaroglut do të ishte një fitore për terroristët.

    Kandidati opozitar ishte në disavantazh prej 2.5 milionë votave në rundin e parë të votimeve.

    Erdogan po shihet në sondazhe si favorit për të fituar edhe një mandat, por Kilicdaroglu beson se diferenca mund të përmbyset ose nga 2.8 milionë përkrahës të një kandidati ultranacionalist që doli i treti në rundin e parë apo nga tetë milionë votues që nuk dolën në zgjedhje në rundin e parë.

    Për katër orë këtë javë, Kilicdaroglu ka marrë pyetje nga audienca në kanalin në YouTube të quajtur “BaBaLa TV”.

    Transmetimi arriti në mbi 24 milionë shikime, ndërsa Turqia ka një popullatë prej 85 milionë banorëve.

    Aktivistja e të rinjve Mehtep beson se maratona në YouTube mund të japë efekt: “Të qenit në BaBaLa TV ndikoi te shumë votues të rinj që nuk votuan për herë të parë”.

    Monitoruesit ndërkombëtarë thonë se votuesit mund të kenë pasur një zgjedhje të vërtetë, por thonë se Turqia “nuk ka plotësuar parimet bazë për mbajtje të zgjedhjeve demokratike”.

    Erdogan jo vetëm që ka grumbulluar pushtet gjithëpërfshirës në gjashtë vjetët e fundit, por ai ka goditur edhe disidentët dhe rivalët politikë, duke i burgosur ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark