×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan pritet t’i vizitojë rajonet e prekura nga tërmeti

    Insajderi
    08 February 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë zonat e prekura pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin, raportojnë mediat shtetërore.

    Erdogan pritet të udhëtojë drejt Kahramanmaras dhe në distriktin Pazarcik, në Turqinë jugore, sipas Anadolu Agency, transmeton Periskopi.

    Raportohet se lideri turk do ta vizitojë pastaj provincën jugore të Hatay.

    Këtë javë, Erdogan shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 10 provinca pas një tërmetit që la të vdekur më shumë se 9.600 persona.

    Dias banorë në qytetet e shkatërruara janë ankuar se përgjigja shtetërore ka qenë e ngadalshme dhe jo adekuate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark