×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Turqia mbështet fuqishëm Hamasin, organizatën të cilën SHBA e shpallën terroriste

    Insajderi
    09 March 2024 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se është mbështetëse grupit palestinez, Hamas, të cilën SHBA  e kanë shpallur organizatë terroriste.

    Ergogan ka thënë se ”e mbështetë fuqishëm këtë grup”.

    “Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste. Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, tha ai.

    Endogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë.

    Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark