×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Erërat e fuqishme në Prishtinë, ekipet emergjente intervenojnë në 13 raste

    Insajderi
    01 July 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas stuhisë që goditi të shtunën Prishtinës, ekipet komunale kanë intervenuar në 13 raste të ndryshme për të sanuar dëmet e shkaktuara.

    Siç thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Prishtinës, në terren kanë intervenuar ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Shërbimeve Publike në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe punëtorët e “Hortikulturës” dhe Policinë.

    “Ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit në bashkëpunim me Brigadën profesionale të Zjarrfikësve, punëtorët e ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura” dhe policinë kanë intervenuar në zona të ndryshme të kryeqytetit për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut që preku Prishtinën gjatë ditës”, thuhet në komunikatë.

    Nga komuna kanë falënderuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për “shprehjen e gatishmërisë për të na ndihmuar në rast nevoje”.

    Punët thuhet se janë duke vazhduar ende dhe deri tani ekipet kanë intervenuar në pastrimin e rrugëve nga degët dhe pemët e rrëzuara nga stuhia, largimin e kulmeve të dëmtuara e po ashtu kanë larguar ujërat nga oborret e shtëpive të disa qytetarëve.

    “Do të qëndrojmë pranë qytetarëve për t’iu ndihmuar aty ku kanë nevojë. Jemi duke punuar intensivisht që të pastrojmë gjithë zonat e prekura nga shiu i rrëmbyeshëm që
    ra gjatë ditës. Falënderoj të gjithë të angazhuarit, zjarrfikësit, policët e punëtorët e palodhshëm të ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”. Lus qytetarët që të thërrasin pa pagesë në numrat e telefonit 0800 122 33 dhe 0800 122 44 dhe të na informojnë për dëmet që mund të kenë pësuar nga stuhia e shiut”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në kryeqytet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark