×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Erërat lëkundin degët, por trungun jo”, Fahri Fazliu rrëfen si u dërgua sot në zyret e Eulex-it

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, është liruar pas arrestimit nga EULEX’i me urdhër të Prokurorisë Speciale.

    Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, Fahri Fazliut i është konfiskuar telefoni.

    Përmes një postimi në Facebook, Fazliu, ka rrëfyer si ndodhi ngjarja.

    Ai tha se sot rreth orës 8 të mëngjesit, derisa po dërgonte djalin e tij në kopsht, disa persona i thane se janë nga Prokuroria Speciale dhe se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës, do ia konfiskojnë telefonin personal.

    Fazliu tutje tregoi se pas kësaj, u dërgua në zyret e Eulex-it në Fushë Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark