×
  • Lajme
  • Lajme

    Erërat me shpejtësi 70km/h, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

    Insajderi
    11 March 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.

    Lulëzim Fushtica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.

    “Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark