×
  • Sport
  • Sport

    Erik ten Hag kërkon edhe dy transferime para mbylljes së afatit kalimtar të verës!

    Insajderi
    29 August 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag thuhet se dëshiron ende përforcime para mbylljet së afatit kalimtar veror.

    Unitedi ka bërë disa transferime të mëdha këtë verë si Andre Onana apo Rasmus Hojlund, por ende dëshiron përforcime tjera.

    Sipas mediumit Manchester Evening News, trajneri i Djajve të Kuq dëshiron të shtojë të paktën dy lojtarë në skuadrën e tij këtë verë.

    Manchester United është gati të përfundojë një marrëveshje për portierin Altay Bayindir të Fenerbahce për të mbuluar Andre Onana këtë sezon.

    Përtej portierit mbështetës, Ten Hag dëshiron të nënshkruajë me një tjetër mesfushor pasi sezoni 2023/24 premton të jetë rraskapitës për ekipin.

    Ndërkohë, sjellja e një qendërmbrojtësi të ri është krejt jashtë ideve të Djajtë e Kuq, të cilët janë vendosur të refuzojnë të gjitha ofertat për Harry Maguire përpara afatit të 1 shtatorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark