Duket se Erion Veliaj nuk po bën asnjë hap pas edhe pse UEFA ka reaguar e shqetësuar për ndikimin politik në këto zgjedhje të reja të FSHF.
Pas kontrolleve në biznesin e Dukës, fill pas përplasjes me Veliajn, këtë herë ka zbarkuar Inspektoriati ndërtimor i bashkisë dhe policia bashkiake në zyrtat e FSHF sipas Ora News.
Kështu është kërkuar që të shihen disa dokumente dhe përfaqësues të Federatës po asistojnë për t’i ndihmuar, ndërsa pritet edhe ardhja e presidentit Duka. /Sport Ekspres/