×
  • Showbiz
  • Show

    Ermal Fejzullahu rrëfen sfidën e ankthit: Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit

    Insajderi
    16 November 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk janë edhe të rralla deklaratat e artistëve shqiptarë të cilët flasin rreth problemeve të ankthit.

    Së fundi, lidhur me këtë ka folur këngëtari, Ermal Fejzullahu.

    Ai ka zbuluar se në një periudhë kohore i ishte nevojitur edhe ndihma e psikologut.

    “Unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi”, ka thënë ai në një intervistë për Aulona Mustën.

    Problemi shëndetësor, Ermalit më pas i kishte rezultuar me “çrregullim paniku”, ani pse në fillim këngëtari kishte pasur dyshime të tjera.

    “Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, është shprehur ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark