CFR Cluj mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm. Ermal Krasniqi, futbollisti kosovar është në radarin e skuadrës së Al-Riyadh nga Arabia Saudite.
Krasniqi ka shansin të bëhet pjesë e një kampionati të mbushur me talente të njohura botëror. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, emra të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante, Koulibaly, Roberto Firmino apo Edouard Mendy i janë bashkuar kampionatit saudit, ku tashmë aktivizohet ylli Cristiano Ronaldo.
Sipas informacioneve të ‘prosport.ro’, fati i Krasniqit mund të kryqëzohet me atë të Ronaldos, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nëse realizohet transferimi te skuadra e sapo promovuar, Al-Riyadh.
Por ka një problem në negociata. Zyrtarët e CFR Cluj nuk janë dakord me mënyrën e pagesës të propozuar nga sauditët për transferimin e lojtarit.
Ata kërkojnë që shuma të paguhet me disa këste, një ide e refuzuar kategorikisht deri më tani./Lajmi.net/