×
Show

Ermal Mamaqi- Artisti që nuk preferonte Facebook-un, por tash ka 2 milionë ndjekës

Insajderi
01 March 2016 - 17:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

PC World. al raporton se faqja  zyrtare në Facebook e Ermal Mamaqit, pas afirmimit si një ndër faqet shqiptare më të ndjekura, sot përmbushi një tjetër objektiv, atë të plot 2 milion ndjekësve.

Kjo faqe bart një moto “Kjo është faqja më e madhe e humorit. Ndalohet për njerëzit e merzitshëm.”

Muajin e kaluar, Ermali ishte pjesë e Konferencës “Cyber Security Privacy” ku aty ndau eksperiencën e tij dhe peripecitë e kaluara, sigurisht shoqëruar me batatutat e përhershme që e karakterizojnë, për të “rimarrë” identitetin e tij online.

Nga një njeri i cili nuk preferonte përdorimin e rrjeteve sociale, ishin pikërisht faqet e tjera të hapura në emër të tij në rrjetin social të cilat në një farë mënyre filluan të cenonin privatësinë e tij online dhe që nxitën Ermalin për tu bërë ai që është sot: Shqiptari më i famshëm dhe më ndjekur në rrjetin social Facebook.

Në një bisedë me redaksinë e ICTSmedia, Ermali tregoi edhe një “sekret”: Një tjetër faqe me emrin “Neymar Mamaqi” po qarkullonte në rrjetin social me mbi 400 mijë fansa. Falë përpjekjeve të Ermalit dhe stafit të tij për të larguar këtë faqe, personi përgjegjës hezitoi dhe si rezultat Ermali ju drejtua zyrtarisht rrjetit social Facebook i cili pas sqarimeve dhe vlerësimeve i mundësoi bartjen e profilit dhe shkrirjen me faqen zyrtare të Ermalit http://smarturl.it/Ermal.Mamaqi. Figura më e famshme se Ermali mbetet vetëm Rita Ora.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark