Ermira Vllasaliu Ratkoceri prezantoi në tërësi programin e AAK-së për zhvillim dhe rindërtim ekonomik
Ermira Vllasaliu Ratkoceri, kandidate për deputete nga AAK së fundmi përmes një postimi në facebook ka prezantuar në hollësi programin e Aleancës për zhvillim dhe rindërtim ekonomik, raporton LipjaniNews. Postimi…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Ermira Vllasaliu Ratkoceri, kandidate për deputete nga AAK së fundmi përmes një postimi në facebook ka prezantuar në hollësi programin e Aleancës për zhvillim dhe rindërtim ekonomik, raporton LipjaniNews.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Kosovës,
Kriza pandemike përveq që ka ndikuar në shëndetin publik, ajo ka ndikuar edhe në tkurrjen ekonomike, ku si pasojë e saj në vitin 2020 bruto produkti vendor real ka pësuar rënie prej 7.5%.
Kjo situatë alarmante ka ndikuar që ne si Aleancë të përpilojmë një program ambicioz për rindërtim dhe zhvillim ekonomik.
Ndërhyrja e parë do të jetë Rindërtimi ekonomik përmes pakos emergjente për sanimin e dëmeve nga pandemia:
- Së pari do të kemi Ndihmën konkrete për biznese ku parashihet një fond për Rindërtim Ekonomik prej 1 miliardë euro përfshirë kreditë për ndermarrjet me: grejs periudhë prej 2 viteve, afate të kthimit prej 5 – 10 vite, dhe kamata me maksimum 3.5%.
Do të mbështesim ndërmarrjet prodhuese, ndërmarrjet që eksportojnë dhe projektet turistike. Poashtu, do të përkrahim sektorët që janë të prekur më së shumti nga pandemia si hotelet, restorantet dhe kafiteritë , si dhe kompanitë në sektorin e transportit.
Pjesa e dytë përfshin ndihmë për qytetarët në formë të transfereve
– 100 euro për çdo qytetar rezident të Kosoves,
– Subvencionim i shumës prej 150 euro për tre muaj për çdo grua të punësuar, dhe
– Subvencionim prej 40 eurove për secilin fëmijë të regjistruar në kopsht parashkollor.
Pika e tretë e programit tonë parasheh lehtësira fiskale me ndihmë për qytetarët dhe bizneset. Këtu përfshihen:
– Shtyrja e obligimeve tatimore të vitit 2020, për fillim të vitit 2022,
– Zvogëlimi i tatimit në paga ku qytetarët nuk do të paguajnë fare tatim për pjesën e pagës deri në 170 euro.
Gjithashtu, Programi ekonomik i Aleancës parasheh edhe dyfishimin e buxhetit të Kosovës që përfshin:
– dyfishimin e investimeve publike,
– dyfishimin e pensioneve, dhe
– dyfishimin e pagës mesatare nga 500 në 1000 euro.
Aleanca është forca e Kosovës!
Votoni Aleancën dhe numrin 79!
Voto 135 ✅ AAK
Voto 1 ✅ për RAMUSHIN President
Voto 79✅ Ermira Ratkoceri