Kandidatja për deputete nga rradhët e AAK-së, Ermira Vllasaliu Ratkoceri gjatë ditës së sotme ka vizituar Rajonin e Dukagjinit së bashku me ministrin e arsimit dhe kandidatin per deputet Ramë Likaj, kandidatin për deputet Ruzhdi Matoshi dhe Kryetarin e rinisë së AAK-së.
Përmes një postimi në facebook ajo është shprehur se përkrahja e rinisë “na shtyen që të angazhohemi maksimalisht dhe të japim përkushtimin tonë për ndryshime pozitive dhe për inkuadrimin e rinisë në vendimarrje pasiqë ata janë promotori më i mirë i proceseve për zhvillimin e vendit”.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë që së bashku me ministrin e arsimit dhe kandidatin per deputet Ramë Likaj, kandidatin për deputet Ruzhdi Matoshi dhe Kryetarin e rinisë së AAK-së në Deçan të realizojmë vizitën në Dukagjin.
Vizita në Dukagjin filloi nga kompleksi memorial në Gllogjan, vendi ku sakrifikuan dëshmorët e kombit vëllezërit Haradinaj së bashku me dëshmorët tjerë. Falë tyre ne sot e gëzojmë Kosovën e lirë e të çliruar nga okupatori!
Më pas takimi me të rinjtë e Drenasit të cilët ishin plot me energji pozitive dhe të gatshëm që të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.
Prezentuam programin e Aleancës dhe shfrytëzova rastin të i njoftoj të rinjtë për synimet e mia në parlamentin e Kosovës! Përkrahja e rinisë na shtyen që të angazhohemi maksimalisht dhe të japim përkushtimin tonë për ndryshime pozitive dhe për inkuadrimin e rinisë në vendimarrje pasiqë ata janë promotori më i mirë i proceseve për zhvillimin e vendit.
Ditën e përfunduam me takimin me veteranët e luftës në Gjakovë si dhe me pjesëmarrjen tonë në tubimin madhështor të Aleancës në Gjakovë. Aleanca është forca e Kosovës!
Voto 135 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Voto 1 për Ramush Haradinaj President Voto 79 Ermira Vllasaliu Ratkoceri