×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ernesto Sabato: “Mbi heronjtë dhe varret”- pjesëz romani

    Insajderi
    05 June 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhe pas një çasti të gjatë, kur Martini imagjinonte se Brunoja nuk do të kishte asgjë për të thënë, ky tha:

    – Ashtu jepet lumturia.

    I djegur nga malli, si gjithmonë kur flitej për diçka që kishte të bënte me Alehandrën, vetëm dëgjonte. Por, ç’mund të thoshte?!

    – Në copëza, për ato çaste. Ashtu ndodh, kur një i vogël pret lumturinë e madhe, një lumturi të pafundme dhe absolute. Dhe, në pritje të atij fenomeni, i lë të kalojnë apo nuk i vlerëson lumturitë e vogla, të vetmet që ekzistojnë. Është si…

    Dhe heshti. E për një çast vazhdoi:

    – Merrni me mend një lypës që përçmon lëmoshën rrugës, ngaqë e kanë siguruar për një thesar të hatashëm. Një thesar të paqenë.

    Dhe përsëri u zhyt në mendimet e veta.

    – Duken si gjepura: një bisedë e ëmbël me një mik. Ndoshta ato pulëbardhat që fluturojnë me rrotullime. Ky qiell. Birra që pimë para pak çastesh.

    (Përkthyer nga Bajram Karabolli dhe botuar nga shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”, 2016)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark