Federata e Futbollit e Kosovës pritet që së shpejti ta emërojë trajnerin e ri për Përfaqësuesen e Kosovës.
Në mesin e shumë emrave të përfolur është edhe gjermani i njohur, Felix Magath.
Nga ana tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar se federata ka qenë në bisedime edhe me turkun Ersun Yanal.
Yanal i cili ka një karrierë të pasur si trajner, është kandidat për t’i drejtuar “Dardanët”.
“Ka shumë trajner që munden me e marrë postin e trajnerit, unë e njoh edhe një trajner i cili ka qenë Fenerbahçe pra është fjala për Ersun Yanal me të kemi qenë në bisedime”, tha Salihu për “ATV”. /insporti.com/