Eros Grezda duket se ka fshirë çdo gjë nga e kaluara e tij në lidhje me modelen Oriola Marashi.
Futbollisti ka bërë me dije se ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Ajsel Abazin, motren e aktores Almeda Abazi.
Së fundi Grezda ka publikuar një foto ku shfaqet krah Ajsel dhe shkruan: ‘Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri’.
Kështu Eros lë të kuptojë se ka celebruar dashurinë e tij me Ajsel.
Shumë qartë në foto mund të shohim edhe unazën me diamant në gishtin e saj.