Insajderi
Lajme

Errësohet deti në Kroaci, kjo është arsyeja

Insajderi
19 July 2022 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Errësohet deti në Kroaci, kjo është arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë mëngjes deti përgjatë Rivës së Splitit në Kroaci është i errët, raportojnë mediat kroate.

“Sot herët në mëngjes përgjatë bregut të Rivës së Splitit, gjithçka është e turbullt. Deti duket tmerrësisht i ndotur dhe kjo është vërtet shqetësuese për mua! Çfarë lloj mbetjesh ujërash të zeza janë një metër nga Riva?” thotë një dëshmitar për “Dalmaci Danas” .

Në një video shihet se deti pranë bregut është shumë i ndotur dhe në distancë aty ka mbeturina që notojnë në sipërfaqen e detit.

Gjatë gjithë kësaj historie, mediat kroate shkruajnë se skena të tilla në bregun e Rivës së Splitit janë të dukshme pothuajse çdo ditë, sidomos çdo mëngjes.

VIDEO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark