Erza Muminoviq ka mbyllur edhe garën e raundit të dytë në Grand Prix të Portugalisë.
Xhudistja kosovare, e cila në këtë turne garoi në kategorinë -52 kilogramë, u përballë me një luftëtare vendase.
Joana Diogo ishte kundërshtarja e saj për raundin e dytë, e cila i dhuroi humbjen Muminoviq, duke e mposhtur me pikë 0:1.
Kjo pikë u fitua qysh në fillim të duelit, kur Muminoviq u kap në befasi.
Muminoviq mbyll garën pas Flaka Loxhës.