×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar deklarohet pas takimit me Osmanin – këto janë pritshmëritë e tij

    Insajderi
    17 March 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani është deklaruar emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar. Ai është shprehur se pret rezultat pozitiv nga takimi i së shtunës në Ohër, shkruan Insajderi.

    Escobar edhe njëherë ka deklaruar se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë.

    Emisari është shprehur optimist duke thënë se pret lajme të mira pas takimit të Kurtit e Vuçiqit në Ohër.

    Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, tha Escobar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark