×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar e Lajçak i shkojnë në zyrë presidentes Osmani

    Insajderi
    06 June 2023 - 09:55

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-sw, Gabriel Escobar.

    Të dy emisarët mbrëmë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimi ata deklaruan se ndaj Kurtit kanë parashtruar tri kërkesa, qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog.

    Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark