×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar shpreh mbështetjen amerikane për Kosovën: Jam krenar me ju!

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

    “Kosova është një aleat shumë, shumë i mirë, një mik i ngushtë i SHBA-ve. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së  nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët por edhe në vlera të përbashkëta”, ka deklaruar Escobar pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.

    Po ashtu, ai është shprehur krenar me Kosovën dhe punën e saj në agjendën e përbashkët amerikane.

    “Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam shumë krenar që Kosova ka punuar shumë për agjendën tonë të përbashkët, ngjarjet e kësaj jave tregojnë se Kosova po punon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë”, përfundoi zv.ndihmës-sekretari amerikan. /Insajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark