Drenica dhe Trepça 89 janë takuar në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosvës në futboll, takim që u takoi skuadrës mitrovicase me rezultat 1:2.
Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit përmes Lopez që shënoi një eurogol nga distanca për të kaluar në avantazh Drenicën në minutën e 5’. Mysafirët barazuan përmes autogolit të Lushtakut në minutën 31’.
Pjesa e dytë u takoi mysafirëve të cilët kaluan në epërsi përmes Rilind Nimanit 55’, rezulata që ishte edhe epilogu final.
Shpëtim Idrizi i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në Drenicë.
“Është dashur të fitojmë në pjesën e parë. Asnjë moment nuk u dorëzuam dhe morëm tri pikë. Skuadra ka pasur ngecje para portës por jemi përmirësuar”, tha kryetrajneri i 89-shit.