×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Është diktatoriale…”, shkresa e sindikalistit që e nervozoi kryeshefen e Postës së Kosovës

    Insajderi
    25 October 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fakete Kadiu, U.D e kryeshefës të ndërmarrjes publike, “Posta e Kosovës” ia ka bllokuar e-mailin e punës sindikalistit Liridon Mirena, pasi ky i fundit raportoi dyshimet për keqmenaxhim. E-maili i Mirenës është bllokuar me arsyetimin se ka pas vërejtje paraprake për keqpërdorim. Kadiu ka akuzuar Mirenen se po tenton të përhap tension inekzistent, duke tentuar destabilizim të raporteve brenda ndërmarrjes në të gjitha nivelet.

    Gazeta Insajderi ka siguruar shkresën e sindikalistit të ndërmarrjes publike “Posta e Kosovës”, e përcjellur me një mori kritikash dhe akuzash të cilat e kishin nervozuar u.d kryeshefen, Fakete Kadiun.

    Shkresa iu është dërguar kryetarit të Bordit të Postës, Fadil Bejta. Punëtorët e kësaj ndërmarrje i kishin shprehur shqetësimet ndaj ud.drejtoreshë e operativës, Saranda Ademi.  

    Tri nga shqetësimet më të përsëritura të këtyre punëtorëve, të cilat i ka potencuar Mirena janë “Presion intenziv të pajustifikueshëm dhe autokratik tek punëtorët, menaxhim i punës me metoda ndëshkuese dhe diktatoriale, menxahimi me standarte të dyfishta”.

    “Ky presion shfaqet në formë të kërkesave të karakterit kritikues dhe kërcënues, kërkesave për raportime të panevojshme vetëm me qëllim të pengimit në punë gjë e cila tregon qartë edhe për mungesë të ideve dhe vizionit për menaxhim”, thuhet në shkresën e sindikalistit Mirena .

    Aty thuhet se menaxhimi i punës bëhet me metoda ndëshkuese dhe diktatoriale.

    “Kjo formë shprehet përmes mospërfilljes së kërkesave dhe propozimeve të punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës, refuzimin nga ajo te të gjitha ideve kreative dhe udhëheqjen nga inatet dhe imponimet që të zbatohen vetëm urdhëratë e saj. Për më tepër, stili i saj I menaxhimit udhëhiqet nga pengimi i punës në grup, dekurajimi dhe demotivimi i punëtorëve me çka edhe e pengon performancën pozitive të ndërmarrjes”.

    Ndërsa, në shprehjen e shqetësimit për menaxhimin me standarde të dyfishta, theksohet se Ademi gjithmonë e arsyeton mospunën e regjionit të Prishtinës, ku edhe vetë ishte pjesë, duke dhënë vlerësime pozitive dhe mirënjohje pa u mbështetur në tregues krahasimor, në raport me regjionet tjera apo edhe analiza për të arriturat. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark