×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “Është hera e parë…”, Gjyqtari Kryeziu ia redakton deklaratën në gjykatë Valon Zymberit

    Insajderi
    26 April 2024 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pandehuri Zymberi në deklaratën e tij deklaroi se “raste të tilla nuk më kanë ndodhur asnjëherë në jetën time”. Zymberi iu referua rrahjes që ndodhi para dy dite, për shkak të së cilës ishte para gjyqtarit.

    Por gjyqtari Veli Kryeziu shkoi një hap tutje. Urdhëroi asistenten e tij që fjalia e Zymberit të shënohej ndryshe.

    “Deklaroj se është hera e parë që gjindem në gjykatë”, ishte urdhri i gjyqtarit që të shënohej si fjali e Zymberit në procesverbal.

    Herë e parë si i akuzuar për rrahje dhe hera e parë e daljes para trupit gjykues janë veprime që kanë dallime shumë të mëdha.

    Nuk dihen arsyet se pse gjyqtari vendosi që Zymberi në procesverbal të paraqitej si përson që nuk ka dalë kurrë para gjykatës.

    Po ashtu, gjyqtari Kryeziu bëri edhe një ndërhyrje tjetër.

    “Dhe premtoj se në të ardhmën nuk do të bëjë veprime të tilla apo të ngjashme”, ishte urdhri i gjyqtarit që të shënohej si deklaratë e Zymberit.

    Kjo fjali e thënë nga gjyqtari ishte në kundërshtim me paraqitjën e Zymberit në gjyq. Ai në asnjë moment nuk e deklaroi këtë dhe nuk bëri kërkim falje për rrahjën e të rinjve që e kreu para disa ditëve.

    Ai vetëm u përgjigj me “patjetër”, në pyetjen e gjyqtarit specifike të gjyqtarit: A të vjen keq që ka ndodh rasti?

    @kallxo.com

    Çka deklaroi në gjykatë Drejtori Sportiv i FC Drita, Valon Zymberi?

    ♬ original sound – Kallxo.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark