×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Është koha e fundit që projektligji për Trustin të kalojë”

    Insajderi
    16 January 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizatori i peticionit për tërheqjen e 30% nga Trusti, Adnan Jashari ka mirëpritur lajmi që Kryesia e Kuvendit e ka dërguar për shqyrtim projektligjin për Trustin. Ai deklaroi se ky është momenti i fundit që ky projektligj të kalojë, shkruan Insajderi.

    “Lajmi që Kryesia e Kuvendit vendosi që këtë të enjte ta shqyrtojë për rend të ditës në Kuvend, projektligjin për Trustin, është lajm i shumëpritur nga unë dhe gjithë qytetaret, sepse vërtetë gjendja është rënduar dhe qytetarët mezi nuk pritshin të dalë në votim”, ka thënë ai për Insajderin.

    Jashari u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro.

    “Unë ju bëjë thirrje që të gjithë deputetët ta mbështesin projektligjin, si ata të opozitës si të mazhorances”.

    “Kërkesa e qytetarëve përmes nënshkrimeve të tyre nuk duhet të refuzohet sepse do të përbënte një dëm të madh për qytetarët si për mundin e tyre për të mbledhë nënshkrimet ashtu edhe për shkak të gjendjes së renduar shkaku i çmimeve të larta të produkteve. Është koha e fundit që projektligji të kalojë dhe të shkohet përpara në krijim të ligjit që mundëson tërheqjen e kursimeve nga qytetarët!”, deklaroi ai.

    Votojeni Trustin

    Thirrje për ta votuar projektligjin për Trustin ka bërë edhe Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

    Sipas tij për shkak gjendjes së shkaktuar nga inflacioni qytetarët duhet të kenë mundësi të marrin parat e tyre.

    “Tërheqja e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjidhje politike, por kërkesë e qytetarëve, të cilët, përballë një gjendje të renduar sociale e inflacioni rrënues dhe një qeverie të paaftë për të ofruar alternativë, kanë dashur dhe duan të kenë qasje në së paku një pjesë të parave të veta”, ka thënë Tahiri.

    “Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën”, shkroi ai përcjell Insajderi.

    VV kundër Trustit

    Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti. Kështu deklaroi Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    “Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.

    Në seancën parlamentare të 23 qershorit pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi projektligji që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

    Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, 44 patën votuar “për”, 57 “kundër” dhe 1 “abstenim”.

    Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e kanë mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 për qind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe ishin tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark