Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Rumaninë dhe Bjellorusinë.
Rumania do jetë kundërshtari i parë i Kosovës, ku ‘Dardanët’ do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ me 16 qershor.
Selektori, Alain Giresse gjatë konferencës për media tha se Kosova do të synojë fitoren në shtëpi ndaj Rumanisë.
“Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final.
Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Giresse. /GazetaBlic Sport/