×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Është obligim i yni forcimi i alternativës politike që i jep fund ‘qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”

    Insajderi
    26 February 2024 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në një fazë vendimtare politike.

    Haradinaj ka akuzuar pushtetin se me orientimin politik që ka marrë po i rrezikon të gjitha arritjet e deritashme të vendit.

    “Orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. Sot jemi në prag të humbjes së mbështetjes së partnerëve strategjikë, posaçërisht të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë pasoja katastrofike për vendin. Në një situatë të tillë, është obligim i yni forcimi i alternativës politike që i jep fund ‘qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit’”, shkruan ai në Facebook.

    Ai ka thënë se Kosova është e përcaktuar në rrugën e vet euroatlantike dhe partneriteti me aleatët, veçanërisht SHBA-në, është i pandryshueshëm.

    “Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën, është i pandryshueshëm, pavarësisht kush mund të jetë në qeveri sot apo nesër. Dhe për të ndodhur kjo, para nesh dalin disa detyra urgjente. E para ta rikthejmë dinjitetin e njeriut që po shkilet pamëshirshëm nga kjo kastë qeverisëse, demokracinë në vend, ta ndalim trendin shqetësues të emigrimit dhe Kosovën ta përshtatim për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark