×
  • Showbiz
  • Show

    “Është shumë vonë”- Luiz Ejlli nuk gjen biletë për ndeshjen e Kombëtares: Gjithsesi ju uroj fitore…

    Insajderi
    12 October 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme (12 tetor) një nga ndeshjet më të rëndësishme ku do të përballet me Çekinë në stadiumin “Air Albania”.

    Ndërsa interesi ka qenë tepër i lartë dhe biletat u shitën të gjitha për pak orë, këngëtari Luiz Ejlli, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Çeki.

    Luizi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shprehet se edhe pse ka kontaktuar shumë njerëz nuk ka mundur të gjej biletë.

    “Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”.

    Gjithsesi Luizi pak orë para fillimi të ndeshjes, i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare, edhe pse nuk do të jetë prezent në stadium.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark