Lik Berisha, anëtar i kryesisë së grupit të tifozëve “Dardanët” ka eskaluar pas barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024.
Berisha u shpreh shumë i lumtur nga ky barazim i Kombëtares së Kosovës, por ofendoi rëndë ekipin helvetik.
“Oooo zemra mal. zvicrren e nanes ja q****!!”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Pas kësaj ndeshje në “Fadil Vokrri”, Zvicra mbetet lider në Grupin I me 13 pikë. Rumania dhe Izraeli janë në vendet dy dhe tre.
Ndërsa, Kosova mbetet e parafundit me katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.