×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Eskalon protesta në Beograd, policia serbe përdorë gazlotsjellës për t’i larguar turmat

    Insajderi
    24 December 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një protestë e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” po zhvillohet para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd.

    Autoritetet serbe, kanë përdorur gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, në demonstrata kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.

    Studentët protestues i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën të gjithë Beogradin.

    Ata po kërkojnë nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën – në të kundërtën shpallin bllokadë të kryeqytetit.

    Opozita dhe studentët kanë disa ditë që janë futur në protesta, teksa nënkryetarja e PSSH-së, Marinika Tepiq, ka shtatë ditë me radhë në grevë urie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark