Qeveria Estoneze është në kërkim të feedback-ut nga bota e teknologjisë dhe themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin i cili shërben si këshilltar i projektit.
Zyrtarisht ICO-të kanë arritur majat. Estonia, një vend i vogël i Evropës Verilindore, hodhi idenë e një ICO-je e cila do të vinte në qarkullim një monedhë të re virtuale e quajtur “estcoins.”
Por pse Estonia? Vendi Baltik është i drejtpërdrejtë kur flitet për teknologjinë, ato janë vendi i parë në botë që ofrojnë një program lejeqëndrimi virtual quajtur “e-Residency.”
I ngjashëm me një shtetësi dixhitale, pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga avanatazhet e shërbimeve qeveritare. Ata mund të fillojnë një kompania brenda unionit pa shkelur fare në të.
Në një postim në Medium ditën e sotme, drejtori i programit e-Residency, foli për idenë e hedhjes në qarkullim të monedhave virtual përmes ICO-ve por këtë herë nga një shtet. Pa dhënë premtime ai tha se është një mundësi e artë për të siguruar financim nga vendet.
Qeveria Estoneze është në kërkim të feedback-ut nga bota e teknologjisë dhe themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin i cili shërben si këshilltar i projektit.
Korjus tha se paratë e ngritura do të përdoren si një fond investimi nga qeveria në teknologjitë e reja për sektorin publik dhe sistemin e sipërmarrjeve themeluar nga qytetarët e saj por edhe e-Residentët.
Andaj a është kjo një ide legjitime apo thjeshtë një shembull ekzemplar për të ngritur fonde? Një gjë është e sigurtë, kjo ide nuk do të hidhej kurrë sikur të mos ishte për të ardhurat që mund të ngriheshin nga ICO-të.
Megjithatë nuk është diçka e dëmshme. Eventualisht qeveritë një ditë do të adoptojnë kriptomonedhat. Është thjeshtë çështje kohe dhe taktike. A do të ndodhë një ditë që ShBA-të të zëvendësojnë dollarin me Bitcoin? Me shumë gjasa jo. A do e pranojnë atë për të këmbyer arin? Me shumë gjasa po.
Eksperimenti i Estonisë mund të përfundojnë me dëmtimin e imazhit të saj nisur nga mashtrimet që shoqërojnë këto skema të shpejta pasurimi. /PCWorld Albanian