×
  • Sport
  • Sport

    Etna Rexhepi përzgjidhet nga NBA dhe FIBA si pjesëmarrëse në kampin elitar

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Basketbollistja e talentuar, Etna Rexhepi është përzgjidhet nga NBA dhe FIBA për t’u bërë pjesë e ‘Basketball Without Borders European Camp’, kamp i cili do të mbahet prej 23 deri më 29 gusht në Wroclaw të Polonisë.

    Basketball Without Borders është kamp elitar për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit.

    Etna është zgjedhur në mënyrë individuale nga NBA dhe FIBA duke u bazuar në shkathtësitë e saja si lojtare e jashtëzakonshme.

    Basketball Without Borders Europe 2023 do të jetë një mundësi e artë për secilën pjesëmarrëse që të zhvillojnë më tutje aftësitë e tyre, duke u trajnuar nga trajnerë të njohur nga NBA dhe FIBA.

    Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që basketbolliste nga Kosova ftohet në një kamp të tillë. /RTVD/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark