×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Eurodeputeti gjerman pas dhunës në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

    Insajderi
    14 July 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës në Kuvendin e Kosovës, duke kujtuar se Bashkimi Evropian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

    “Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark