Dejvi Bregu ka shënuar një gol shumë të bukur në Kupën e Turqisë. Boluspori, ekip ku përveç “Këpucës së Artë” në Superiore (20/21) luan edhe portieri i Kombëtares Gentian Selmani, u eliminua në raundin e 1/16-ve pas humbjes 3-1 në fushën e Gaziantep, pjesë e të cilëve është Valmir Veliu.
22-vjeçari nga Podujeva e nisi sfidën si titullar për vendasit, njësoj si Selmani për miqtë, ndërkohë që Bregu u fut në fushë në pjesën e dytë. Sulmuesi shkurtoi përkohësisht rezultatin në 2-1 tri minuta përpara fundit të takimit.
GOLI: https://streamja.com/embed/LpKXq
27-vjeçari lëvizi bukur mes dy mbrojtësve kundërshtare dhe gjeti trekëndëshin e portës me një goditje fantastike me të djathtën. Ky ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë për sulmuesin vlonjat.
Boluspori renditet në vendin e nëntë në divizionin e dytë të futbollit turk, duke qenë për momentin vetëm një pikë larg zonës “play-off”.