×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    EUROPOL çmonton bandën shqiptaro-kineze që pastronte paratë e drogës përmes sistemit “hawala”

    Insajderi
    21 September 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia Kombëtare Spanjolle e mbështetur nga Europoli, ka çmontuar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e shumave të mëdha të fitimeve kriminale.

    Hetimi filloi në vitin 2021 bazuar në një raport të inteligjencës Europol, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.

    Grupi kriminal drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe vepronte në prodhimin dhe trafikun e marijuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës. Ata përdorën të ashtuquajturin “sistem hawala” të bankingut nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetasit kinezë.

    Në kuadër të këtij aksioni janë arrestua 27 persona në gjithë Spanjën, janë sekuestruar orë e stoli ari në vlerë 400 mijë euro dhe janë sekuestruar telefona, makina dhe 615 mijë euro cash.

    Hetuesit vlerësojnë se rrjeti kriminal ka pastruar mbi 65 milionë euro nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.

    Shtetasit kinezë luajtën një rol të madh në këto aktivitete kriminale duke pastruar sasi të mëdha të aseteve kriminale nëpërmjet bizneseve legale. Këto shuma të mëdha parash do të kalonin fillimisht nëpër këto struktura ligjore dhe më pas do të kompensoheshin diku tjetër. Më në fund, asetet kriminale do të arrinin në vendin e origjinës dhe më pas do të investoheshin atje.

    “Hawaladarët”, me origjinë shqiptare, vepronin si subjekt i jashtëligjshëm bankar, kryenin transfertat dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.

    Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale. Dy shtetas shqiptarë kryesonin rrjetin kriminal, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri rolin e kontabilistit. Dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin skema të pastrimit të parave për përfitime nga trafiku i drogës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark